Agrokoni-logo.png

Cilat janë teknikat e shartimit të domates?

Ekzistojnë një larmishmëri metodash për të shartuar bimën e domates. Më poshtë jane paraqitur tre metodat më të përdorura.

Teknika me afrim

Kjo teknikë bëhet duke prerë pjesët e kundërta të bimës së domates dhe nënshartesës si në figurë. Më pas bimë kapen me një kapëse. Në momentin kur bima është shëruar, pritet rrënja e  bimës dhe koka e nënshartesës.

Shartimi me prerje në majë

Shartimi me prerje në majë kryhet kur bimët janë pak më të mëdha, me një prerje në formë V që bëhet në kërcellin e nënshartesës. Bima e domates pritet në formë maje dhe vendoset në hapsirën e nënshartesës. Më pas kapen me kapëse shartimi. Kapësja hiqet mbas 7-10. Për më shumë shikoni foton ilustruese. 

Shartimi japonez

Bëhet një prerje diagonale tek nënshartesa mbi gjethet e kotolidonit. Gjithashtu, bëhët përsëri një prerje diagonal në bimën e domates dhe pjesa e sipërme e saj vendoset mbi nënshartesë dhe kapen me kapëse tub 1.8-2 mm. Për më shumë shikoni foton ilustruese. Për të treja metodat është e rëndësishme që bima e sapo shartuar të vendoset në një ambient me hije, lagështi të lartë dhe temperaturë 23-26°C për një afat kohor 3-7 ditë në varësi të metodës. Në këtë mënyrë sigurohet që shartimi është kryer me sukses.

Signup our newsletter to get update information, news, insight or promotions.