PËRDORIMI I METODËS FIZIKE, DIELLËZIMI NË SERRA
Si realizohet diellëzimi me plasmas të bardhë në kushtet e serrave?
Kontrolli kundër nematodave të gjinisë Meloidogyne ssp. në serra ka rëndësi të veçantë e vendimtare për prodhimin e perimeve. Për të arritur mbrojtje të mirë të perimeve që kultivohen në serra, është e domosdoshme të zbatohet një kompleks i tërë masash. Në çdo rast, zgjedhja e tipit të ndërhyrjes bëhet duke njohur më parë:
- specien e nematodës që do të kontrollohet,
- ngarkesën e saj në tokë,
- tipin e tokës ku do të investojë,
- kulturën dhe kohën e mbjelljes së saj.
Metoda fizike për dezinfektimin e tokës në serra dhe me pak impakte të dëmshme për konsumatorin, është diellëzimi i tokës me rreze diellore, mbuluar me plastmas të bardhë, 0,05 – 0,08 mm.
Dezinfektimi me rreze diellore ka kosto të ulët dhe nuk dëmton mikroflorën e tokës. Temperaturat e ajrit brenda serrës shkojnë deri në 65°C.
Kushtet teknike që kërkon diellëzimi janë:
- Heqja e bimëve në serrë me gjithë rrënjë, me paraujitje.
- Hedhja e plehut organik dhe përmbysja e tij.
- Punimi, shkrifërimi, nivelimi (në toka ranore edhe rulim i lehtë).
- Në çdo kampatë anash, hapen kanale për tu futur anët e plasmasit dhe me dheun e nxjerrë bëhet mbulimi i anëve.
- Mbulimi me plastmas të bardhë, me trashësi 0,05 – 0,06 mm dhe 4 m i gjërë, bëhet në muajt korrik-gusht të çdo viti.
Për kontrollin e vezëve në tokë duhen 43°C dhe për luftimin e larvave të nematodës gungore mbi 47°C.
Dezinfektimi i tokës me plastmas të bardhë, 0.05 – 0.06 mm, arrin temperaturën deri 52.7°C në 20 cm thellësi.
Diellëzimi me plastmas të bardhë, 0.06 mm pra mbulimi i tokës duhet të jetë jo më pak se 4 javë, në muajt korrik – gusht.